Rihapet gjykimi për korrupsion ndaj ish-Drejtorit të Urbanizmit në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, nuk e ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Nijazi Kryeziut, ish-Drejtor i Urbanizmit, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai akuzohet se në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që një televizioni lokal ti mundësoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Mimoza Hoxha garon në listën e LDK-së për kuvendare të Kuvendit të Prizrenit

Drejtësia Sot, njofton se gjatë këshillimit trupi gjykues ka konstatuar se është e domosdoshme rihapja shqyrtimit gjyqësor, për plotësim të procedurës dhe sqarimin e disa pyetjeve në këtë çështje penale.

Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Raima Elezi, bëri të ditur se si provë nuk është bashkangjitur raporti i Auditimit dhe nga ky fakt ka obliguar prokurorin që ta dorëzoj brenda 3 ditëve.

Ndryshe në këtë seancë, prokurori çështjes propozoi që të lexohen urdhër obligimet për pagesë në shumë prej 1.200 si vendimi i i kryetarit të Komunës.

Propozimet në fjalë u aprovuan nga gjyqtarja çështjes dhe nuk u kundërshtuan nga i akuzuari.

Në fund, gjyqtarja tha se shpallja aktgjykimit do të bëhet më datë 21 shtator, në ora 14:30./Drejtësia Sot

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Numër i ngjashëm me vitet e kaluara, Kurtishi: Shërbimet onkologjike kryhen në QKUK, një herë në muaj në Prizren

Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në...

Lajmet e Fundit