13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Mimoza Hoxha garon në listën e LDK-së për kuvendare të Kuvendit të Prizrenit

Profesoresha e Shkollës së Mesme “Ymer Prizreni” në Prizren, Mimoza Hoxha, në zgjedhjet e tetorit garon për kuvendare të Kuvendit të Prizrenit.

Ajo garon në listën e LDK-së me numër 160, kurse numri i saj është 10.

“Më shumë optimizëm i kam hyrë kësaj sfide dhe po e kërkoj besimin tuaj”, shprehet ajo.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmTë dashur qytetar të Prizrenit,

Unë jam Mimoza Hoxha. Lidhja Demokratike e Kosovës është familja ime politike dhe unë në këto zgjedhje jam e renditur me numrin 10 në listën zgjedhore.

Më shumë optimizëm i kam hyrë kësaj sfide dhe po e kërkoj besimin tuaj. Nëse mendoni se jam e denjë për të ma besuar votën tuaj, ju betohem që në Kuvendin Komunal do të jem zëri i interesave qytetare dhe përvojën time profesionale do ta vë në shërbim të zhvillimit të qytetit tonë të mrekullueshëm – Prizrenit, të cilin e ka bekuar Zoti me bukuri, pasuri dhe potencial të jashtëzakonshëm.

Në këto zgjedhje komunale iu kërkoj që të votoni numrin 160 – Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mua me numër 10 në listën për asambleistë.

Në vazhdim do të paraqes para jush një biografi të shkurtër në mënyrë që të keni një pasqyrë të jetës sime personale dhe profesionale.

Unë jam Mimoza Hoxha, e lindur më 22.11.1983. Shkollën fillore e kam përfunduar në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren, ndërsa shkollën e mesme në shkollën “REALSCHULE” – im Schulhaus Stettbach 8051, në Zurich, Zvicer.

Fakultetin ekonomik dhe Masterin e kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës dhe kam gradën “Master i Shkencave Ekonomike” ne drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet.
Kam përvojë pune disavjeçare në sistemin bankar, duke filluar nga Pro Credit Bank e pastaj në NLB Bank në pozita të ndryshme, si Këshilltare për Klient, Menaxhere për Retail, etj.

Që nga viti 2016, jam mësimdhënëse e lëndëve Ekonomike, në Shkollën e Mesme të Lartë Ekonomike “Ymer Prizreni” në Prizren.

Kam trajnime profesionale në fushën e komunikimit publik, financave, menaxhimit dhe trajnime tjera të ndryshme.

Flas shumë mirë gjuhën gjermane, mirë gjuhën angleze si dhe kam njohuri elementare edhe për gjuhën frënge.

Jam e martuar dhe kam tre fëmijë.

Politikën e shoh si mundësi të kontributit të drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të Prizrenit.

Ju falenderoj paraprakisht për besimin e dhënë duke i’u premtuar se nuk do të mbeteni të zhgënjyer!??

Voto numrin 160, Anton Quni
Mimoza Hoxha me numër 10.

SPONSORIZUAR

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritetet serbe, mbi 300 të bllokuar në kufi

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritet serbe në pikën kufitare Kroaci-Serbi. Janë mbi 300 udhëtarë të cilët janë bllokuar në këtë pikë kufitare me...

Lajmet e Fundit