Premierliga rezervon supersfida këtë fundjavë

Premier League në fundjavë do të jetë e zjarrtë.

Java e shtatë në elitën e futbollit anglez nis me duelin interesant ndërmjet Manchester United e Evertonit të shtunën, dhe mbyllet të dielën me derbin e zjarrtë ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester City, që nis në orën 17:30.

Kampioni i Evropës, Chelsea, që u mposht në mesjavë nga Juventusi në Ligën e Kampionëve, të shtunën nga ora 16:00 pret Southampton në “Stamford Bridge”.

E vetme në Premier League, që ende nuk ka marrë pikë është Norwichi, ku luan Milot Rashica, teksa do t’i kërkojë pikët e para të sezonit në udhëtim ndaj Burnely, të shtunën në orën 16:00.

Më Shumë

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit