Kim Kardashian publikon fotografinë e parë me partnerin e ri

Deri më sot, blogerja Kim Kardashian nuk e ka ndarë me publikun asnjë foto me të dashurin e saj të ri, komedianin Pete Davidson.

Vetëm pak ditë pasi u divorcua zyrtarisht nga reperi Kanye West, Kim ka ndarë në Instagram foton e parë me partnerin e ri.

Ndonëse prej disa muajsh janë në lidhje, motra më e famshme e familjes Kardashian padyshim që priste të divorcohej zyrtarisht për të ndarë me publikun momente intime me partnerin e ri.

Ajo në rrjetin social ka publikuar sot disa fotografi nga një ndejë me të dashurin e saj. Padyshim ky postim nuk do t’i ketë pëlqyer ish-bashkëshortit, reperit Kanye West, i cili e ka bërë të qartë haptas se nuk po kalon një fazë të mirë pas ndarjes.

 

Më Shumë

Hapet aplikimi për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Murati jep detaje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat. Në njoftim është bërë me...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit