Paralajmërohet ulje e çmimit të derivateve ditëve në vijim

Një litër naftë aktualisht në Kosovë kushton nga 1.50 euro deri 1.58 euro, kurse benzina po tregtohet deri 1.38 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka paralajmëruar se ditëve në vijim mund të ketë ulje të çmimit të derivateve.

“Sa i përket ditëve në vijim nuk mund të themi se çfarë çmime do të kemi sepse ka lëvizje në berzh. Por trendi është në rënie, që do të thotë çmimet mund të jenë më të lira se këto në ditët në vijim”, tha Berjani.

Ndërsa ka treguar edhe për çmimet e tanishme të derivateve të naftës dhe benzinës që janë në treg.

“Sa i përket çmimeve të derivateve në Kosovë sot çmimet sillen 1 litër naftë, 1 euro e 58 cent, ndërsa benzina, 1 euro e 38 cent”, tha ai./KSP

Më Shumë

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Lajmet e Fundit