Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi 2:0 në seri.

Finalja e zhvilluar në Mitrovicë solli ritëm të lartë dhe rivalitet deri në minutat e fundit. Bashkimi arriti të afrohej në vetëm tri pikë diferencë, 1 minutë e 13 sekonda para përfundimit të ndeshjes, por vendasit ruajtën qetësinë në momentet vendimtare dhe siguruan fitoren e dytë, raporton PrizrenPress.

Më efikasi te Trepça ishte Akili Vining me 26 pikë, duke realizuar edhe gjashtë treshe, ndërsa Kenneth Hasbrouck shtoi 18 pikë, përfshirë një treshe të rëndësishme në fund të takimit.

Te Bashkimi, më i dalluari ishte Riley me 22 pikë.

Seria finale tashmë zhvendoset në Prizren, ku dy ndeshjet e radhës do të zhvillohen në palestrën “Sezai Surroi”, ndërsa Bashkimi do të kërkojë rikthimin në garë para tifozëve të vet./PrizrenPress.con/

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit