Prizren: Pamje nga vendi ku një person humbi jetën pasi vetura ra në lumë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Reqan të Prizrenit, në kilometrin e parë në drejtim të fshatit Lubinjë e Epërme.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Paparacin.

Në një përgjigje nga Policia, u tha se vetura ka humbur kontrollin duke mos u përshtatur me kushtet e rrugës dhe ka rënë në një lumë nga një lartësi rreth 30 metra.

Si pasojë e këtij vetaksidenti, ka vdekur pasagjeri i moshës rreth 70-vjeçare.

 

 

Ndërsa, shoferi është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

“Të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha Vesel Gashi, zëdhënësi i PK-së në Rajonin e Prizrenit, për Paparacin.

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit