3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Halitjaha: EULEX-i e di saktësisht të vërtetën e vrasjes së Komandant Drinit

Zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha thotë se UÇK nuk merr përgjegjësi për sigurinë pasi në Kosovë është vendosur pushteti i KFOR-it e UNMIK-ut.

Halitjaha në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pas futjes së KFOR-it, EULEX-it dhe UNMIK-ut në Kosovë, UÇK-ja nuk ka pasur asnjë përgjegjësi komanduese.

“Të drejtat tona si UÇK ka qenë shumë të kufizuara. Armë nuk kemi pasur të drejtë të mbajmë. Përgjegjësia për vrasjet në këtë kohë bie mbi ata që e kanë pasur përgjegjësinë e sigurisë. Vrasja e Drinit ka ndodhur në vitin 2000. Kush ka pasur përgjegjësi për sigurinë në atë kohë. Unë jam i bindur se ata e dinë mirë këtë punë [vrasjen], por ju ka shërbyer atyre. Shpresojmë se do të zbardhet tash”, ka deklaruar ai, përcjell Telegrafi.

I pyetur direkt nga moderatori nëse dikush e dinte të vërtetën e vrasjes së Komandant Drinit, Halitjaha u përgjigj: “EULEX-i e di 200%, e di saktësisht, qysh dhe si (për vrasjen). E di saktësisht. Edhe unë kam qenë i ftuar aty, janë shoshitur gjërat”, ka deklaruar zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Pashtrikut.

Ai thotë se është shumë problematike që disa vrasje i atribuohen UÇK-së pas periudhës kur ka funksionuar UÇK-ja.

“Pas UÇK-së ka pasur shumë gabime, por ato të trajtohen s gabime politike, korrupsion, le të trajtohen në të gjitha mënyrat”.

Halitjaha thotë se edhe sot në Kosovë ndodhin vrasje por këto nuk mund t’i atribuohen UÇK-së.

“Edhe sot ndodhin vrasje. Në Prizren personi vrau nënën e babën, por jo t’i m‘veshën UÇK-së”, deklaroi Halitjaha./Telegrafi/

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit mban takim pune me prokurorë, gjyqtarë, policë dhe avokatë

U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, me mbështetjen e OSBE-së ka organizuar tryezë diskutimi me prokurorë nga kjo prokurori, me gjyqtarë...

Suharekë, institucionet lokale apelojnë për festime dinjitoze dhe pa krisma

Në takimin e fundit të Koordinimit Lokal për Siguri për këtë vit, të kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, u diskutua...

Lajmet e Fundit