6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Sot në Prizren, Hungaria hap Konsullatë Nderi

Prizrenit nga sot i shtohet  edhe një konsullatë. Pas asaj të përgjithshme të hapur nga Turqia  në prill 2016, në këtë qytet tashmë edhe një e dytë.

Këtë herë është Hungaria që ka vendosur të hapë një Konsullatë të Nderit në qytetin jugor të Kosovës.

Duke filluar nga 15:45 deri 17:00, do të mbahet e gjithë ceremonia, ku do të marrin pjesë edhe zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës dhe shtetit Hungarisë, raporton RTKlive.com.

“Sa i përket përfaqësuesve të Kosovës, të pranishëm do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe komunave të këtij rajoni”, shkruan në njoftimin zyrtar.

Pas ceremonisë së hapjes së Konsullatës së Nderit të Hungarisë në Prizren,  do të vazhdohet me ecjen këmbë për në kopshtin e Katedrales e “Zojës Ndihmëtare” së Prizrenit.

“Më pas do të bëhet edhe zbulimi i bustit të János Hunyadit dhe Skënderbeut”, shkruan në agjendën e kësaj ceremonie, përcjellë RTKlive.com.

Për më tepër, kjo Konsullatë e Nderit është e para që një shtet anëtar i BE-së e hapë në Prizren.

Me 23 prill 2016, në Prizren është hapur Konsullata e Përgjithshme e Turqisë, ku pjesëmarrës ishin edhe ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministri turk në atë kohë, Numan Kurtulmush.

Më Shumë

Ylli fiton duelin e parë gjysmëfinal në ‘Karagaçi’

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30). Kampionët kishin epërsi deri...

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Lajmet e Fundit