Zidane e merr vendimin final

Zinedine Zidane e ka marrë vendimin final për të ardhmen e tij.

Trajneri francez nuk do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Edhe pse ishte zgjedhja e parë e Emirit të Katarit, “Zizou” i ka dhënë përgjigje negative kampionit aktual francez.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Telefoot”, përcjell “Gazeta Express”.

Zidane është i papunë që kur u nda me Real Madridin, me të cilin e fitoi trofeun e Champions League tri herë radhazi, gjë të cilën nuk e kishte arritur askush më parë.

E kur pritej që ai do ta zëvendësojë Mauricio Pochettinon në “Parkun e Princave”, thuhet se Zidanen nuk e ka bindur mjaftueshëm projekti i PSG-së, prandaj edhe e ka refuzuar ofertën.

Me këtë rast, klubin francez mund të udhëheqë ëshë një vit trajneri aktual. /Gazeta Express/

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit