2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Kurti: Rritja e çmimeve nuk po ndodh vetëm në Kosovë, po i marrim masat e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është evidente rritja e çmimeve në shumë produkte, duke thënë se kjo nuk po ndodh vetëm në Kosovë.

Sipas tij, çmimet janë rritur globalisht dhe qeveria e tij po përpiqet të marrë masa.

“Kosova nuk është e vetme në këtë situatë të rritjes së çmimeve, çmimet janë rritur globalisht, kemi të bëjmë me inflacion të importuar mbi të cilin ne si Qeveri nuk është se kemi kontroll apo ndikim”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se kanë bërë maksimumin që të sigurohen se po i marrim masat e nevojshme për ti arritur tri qëllime: të parandalojmë presionet inflacionare të brendshme për aq sa mundemi, të mbështesim ata që kanë më së shumti nevojë, dhe të marrim masa kundër tregtarëve spekulantë që tentojnë të shfrytëzojnë këtë krizë për të trashur fitimet e tyre.

“Sa i përket të parës kishim krizën energjetike që ngriti çmimet e importit për energji eklektike. Deri në 500 euro për megavat orë kishte shkruar çmimi i importit dimrin e kaluar, që të mos transferohet kjo barrë në fatura kemi subvencionuar me 100 milionë euro koston e importit dhe nuk kemi pasur rritje për asnjë familje që shpenzon më pak se 800 kilovat dhe asnjë biznes. Po të rriteshin çmimet për bizneset vetëm do tu shërbente atyre që ti rrisin çmimet e shërbimeve apo produkteve”, tha Kurti.

Ai shtoi se kanë rritur edhe subvencionet në bujqësi për 70%.

“Vetëm për grurin niveli i subvencionit është trefishuar. Kemi mbështetur bujkun edhe për plehurin artificial, dhe mbulimin e akcizës së naftës. Kemi ndarë edhe 10 milionë euro tjera për mbushjen e rezervës shtetërore”, tha Kurti.

Kurti përmendi edhe mbështetjen për ata të cilët kishin më së shumti nevojë.

“Vitin e kaluar kemi ndarë 35 milionë euro për të mbështetur pensionistet me nga 100 euro, dhe dyfishuam pagesën e asistencës sociale. Me buxhetin e vitit 2022, kemi ndarë 80 milionë euro për të rritur pensionet bazike, dhe 25 milionë euro për personat me aftësi të kufizuara, familjen në asistencë sociale 10 milionë dhe për të mbështetur nënat lehona dhe fëmijët me shtesa 45 milionë euro “, tha Kurti.

Ai shtoi se kanë shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë, si dhe kanë mbështetur pensionistët, studentët dhe të punësuarit në sektorin privat e publik me nga 100 euro.

Më Shumë

Kryeparlamentarja e Shqipërisë: Kam lindur në Tiranë por me shtëpi zemre jam nga Prishtina e Prizreni

Sot po mbahet seanca e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë. Kryetarja e Kuvendit...

Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor, kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati. Murati ka bërë të...

Lajmet e Fundit