0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kompania “Proton Cable” në Prizren përfundon suksesshëm një projekt të BE-së

Kompania “Proton Cable” në Prizren ka përmbyllur projektin: “Nxitja e punësimit të grupeve të pafavorizuara dhe rritja e konkurrencës globale të industrisë së instalimeve elektrike në Kosovë në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës social”.

Ky projekt është realizuar falë grandit evropian.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme

Drejtori i kompanisë, Fatos Dida, tha se ndjehet i lumtur me realizimin e këtij projekti.

“Po e shënojmë një ditë të madhe jo vetëm për kompaninë tonë, pasi përfunduam projektin e financuar nga BE- për prodhimin e kabllove elektrike “ Halogen free” dhe projektin e prodhimit të granulatit për mbështjellës të kabllove elektrike, që na bën kompani të vetme dhe lidere në Kosovë në këtë sektor”, tha ai.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "Funded by the European Union FOSTERING EMPLOYMEND OF DISADVANTAGED GROUPS Proton cable BESA Proton cabie Cab"
Shefi i Seksionit për Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian, Johannes Stenbaek Madsen, tha se implementimi i këtyre projekteve nga kompania “ Proton Cable”,përveç krijimit të vendeve të reja të punës, i ka tejkaluar edhe pritshmëritë e tyre për prodhime të gatshme me standardet e kërkuara.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Të arriturat e kompanisë përmes këtyre projekteve, janë vlerësuar të rëndësishme për zhvillimin e biznesit vendor me prodhime të gatshme për tregun evropian dhe më gjerë, edhe nga zv/ministri i Industrisë, Mentor Arifaj, dhe kryetari i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Menaxheri i projekteve, Besim Dida, foli për aspektet biznesor prodhuese dhe atyre sociale të këtyre projekteve.

Ndryshe, përfitimet nga ky projekt janë të shumëfishta përmes shitjes së prodhimeve kualitative nga kjo kompani për tregun e jashtëm në radhë të parë, që ka mundësuar edhe rritjen e vendeve të reja të punës në vet kompaninë, ndërsa kanë përfituar edhe dhjetëra individë tjerë të cilët janë punësuar në kompani tjera, apo kanë hapur dhe bizneset e veta, falë këtyre projekteve që janë mundësuar nga “Proton Cable” dhe financuar nga BE./ TV Prizreni

Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë dhe kostum

Më Shumë

Policia shqiptoi 1960 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Parashqevi Simakut i plotësohet dëshira, bie në kontakt me djalin

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku ka bërë të ditur mbi një zhvillim të fundit, ku thotë se ka komunikuar me djalin e saj. Ajo...

Lajmet e Fundit