Të dielën borë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas IHMK-së, të dielën parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 2 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 3-7 gradë.

“Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Lajmet e Fundit