Fejsal Hoti, punëtori më i mirë i Komunës së Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka vizituar kolegët në Administratën Komunale për ta përmbyllur vitin dhe për t’i uruar për 2023-tën. Gjatë kësaj ceremonie u zgjodh edhe “Punëtori i Vitit 2022”, Fejsal Hoti, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike i cili u votua nga kolegët e Komunës së Prizrenit.

“Njëkohësisht, po lëmë takim, nesër prej orës 21:00 në Sheshin Shatërvan, për ta pritur Vitin e Ri bashkë në një atmosferë festive me Rock Grupet më të mira të Prizrenit.” – bëri thirrje për të gjithë kryetari Totaj./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Lajmet e Fundit