Loja më e mirë deri tash

Trajneri lituanez i Bashkimit, Audrius Prakuraitis, në deklaratën e tij dhënë pas fitores së ekipit të tij ndaj Trepçës, ka thënë se kjo është ndeshja më e mirë që e kanë luajtur lojtarët e tij prej se ai është aty.

Përndryshe, Bashkimi mbrëmë befasoi Trepçën duke e mposhtur në Minatori, ndërsa kjo ka qenë fitorja e parë e prizrenasve ndaj mitrovicasve këtë stinor në Superligë.

“Falemnderit,” ka nisur Prakuraitis bisedën e shkurt pas ndeshjes duke u drejtuar në shqip, për të vazhduar, “Puna e ditëve të kaluara ka nisur të shihet. Nuk është lehtë për lojtarët të kuptojnë trajnerin menjëherë. Na duhet kohë dhe besoj që me kalimin e kohës do të bëhemi edhe më të mirë,” ka thënë shkurt lituanezi që zëvendësoi Dragan Radulovicin në krye të ekipit portokallezi nga Prizreni.

Bashkimi ka mbyllur vitin me bilanc 6-10 në Superligë dhe ka punë për të bërë që nga java e dytë e janarit për t’i ikur rrezikut të PlayOutit, si dhe për të shpresuar në PlayOff.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit