10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Çeku: UEFA konfirmon përkrahjen për futbollin e Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se UEFA ka konfirmuar përkrahjen e futbollit të Kosovës, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Facebook”, shefi i MKRS-së, ka njoftuar se është takuar nga kryetari i shtëpisë së futbollit evropian, Aleksander Ceferin.

Postimi i plotë:

UEFA konfirmon përkrahjen për futbollin e Kosovës

Sot bashkë me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës u pritëm nga Kryetari i shtëpisë europiane të futbollit, Aleksander ?eferin. Kryetarit të UEFA-së ia shpalosëm planin investiv pesë vjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.

Plani investiv që bën bashkë Ministrinë e Sportit, FFK-në dhe komunat përkatëse, parasheh përmbyllje të projekteve aktuale, renovime dhe stadiume të reja futbolli. Nga Kryetari ?eferin morëm zotimin për mbështetje financiare dhe profesionale për realizimin me kohë dhe cilësor të planit pesë vjeçar të infrastrukturës së futbollit”, thuhet në postimin e tij.

Më Shumë

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka theksuar se përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme me fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore,...

Lajmet e Fundit