Aksioni për pastrimin e Malishevës shtrihet në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë

Ka vazhduar sot aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zbatohet në disa fshatra të komunës me qëllim të largimit të mbeturinave dhe rritjes së vetëdijes qytetare për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas komunës, në kuadër të aktiviteteve të sotme, është bërë grumbullimi i mbeturinave në hapësirat publike në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë, raporton PrizrenPress.

Në aksion kanë marrë pjesë zyrtarë komunalë të udhëhequr nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, qytetarë, si dhe njësia LMT (Liaison Monitoring Team) e KFOR-it në Malishevë, me mbështetjen e njësisë së “Eko-Regjionit”.

Përveç pastrimit, në disa zona janë vendosur edhe shenja sensibilizuese dhe janë mbjellë fidanë për gjelbërimin e hapësirave publike.

“Ky aksion do të vazhdojë deri në përfshirjen e të gjitha fshatrave të komunës, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për ruajtjen e mjedisit dhe për të mbajtur Malishevën ndër komunat më të pastra në vend”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit