2.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Brighton refuzon ofertën e dytë të Arsenal-it për Caicedo-n

Arsenali-t i është refuzuar edhe oferta e dytë për të nënshkruar mesfushorin e Brighton & Hove Albion, Moises Caicedo, thotë Sky Sports.

Caicedo, 21 vjeç, ishte subjekt i një oferte prej 60 milionë funtesh nga Arsenal-i të premten, por Topçinjtë tani janë rikthyer me 70 milionë funte.

The Independent pretendon se Brighton kërkon 90 milionë funte para se të pranojë se lojtari i Ekuadorit mund të largohet.

Kujtojmë se, Brighton i ka thënë mesfushorit Moises Caicedo që të mos kthehet në stërvitje derisa të mbyllet merkatoja e janarit, pasi klubi këmbëngul se ai nuk është i disponueshëm për transferim pasi një ofertë prej 60 milionë funtesh nga Arsenali u refuzua të premten.

Caicedo tha në mediat sociale të premten se dëshiron të largohet nga Brighton, por burimet thanë se klubi i ka thënë Arsenalit se ata mbeten të vendosur në qëndrimin e tyre se nuk janë të gatshëm ta lënë mesfushorin të largohet.

Ka pasur edhe skuadra të tjera si Chelsea e Liverpool që janë interesuar për mesfushorin e Brighton, por duket se Arsenal janë favoritët deri më tani. /Albanianpost.com

Më Shumë

Policia shqiptoi 1593 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1593 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Osho: Ja pse duhet të jeni individualist…

Krahas shumë mësimeve, Osho vjen të qartësojë shumë dilema, të zgjidh shumë mëdyshje, të çlirojë nga barra e varësisë prej kodeve zakonore dhe gjithfarësoj...

Lajmet e Fundit