Aksioni për largimin e mbeturinave inerte në territorin e Komunës së Malishevës po vazhdon edhe pas përfundimit të muajit të ambientit, duke u shtrirë në vendbanime të ndryshme të komunës.
Sot, ky aktivitet është realizuar në fshatin Kërvasari, ku janë larguar mbeturinat inerte nga disa lokacione që ishin shndërruar në deponi ilegale ndër vite. Sipas komunës, ky intervenim ka për qëllim përmirësimin e gjendjes mjedisore dhe rikthimin e hapësirave publike në gjendje të pastër dhe të sigurt për banorët.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka bërë të ditur se aksioni po zhvillohet me sukses dhe do të vazhdojë pa ndërprerje.
“Qëllimi është që të pastrohen të gjitha pikat e evidentuara me mbeturina inerte në të gjithë territorin e komunës”, theksoi ai.
Ky aksion është pjesë e përkushtimit të komunës për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit dhe të shmangin hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
