Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë.

Skuadra nga Gjonaj zhvilloi një ndeshje të nivelit të lartë, duke dominuar në lojë dhe në raste shënimi gjatë gjithë takimit, raporton PrizrenPress.

Në qendër të vëmendjes ishte Drilon Krasniqi, i cili realizoi tre gola dhe kontribuoi edhe me asist, duke qenë lojtari më i dalluar i ndeshjes.

Në listën e golashënuesve për Drinin e Bardhë u regjistruan edhe Shpejtim Totaj, Feldis Mustafi dhe Bajram Azizi.

Dy golat e Dardanisë u realizuan nga Erion Qelaj dhe Wudde lliya Bisat./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit