Hoxhë Mazllami flet për rrahjen e Valon Sylës: Është haram

Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla, ka shkaktuar reagime të shumta në vend. Deri sa rastin në fjalë e kanë denuar politikanë, gazetarë, aktivisitë të shoqërisë civile, hoxha nga Prizreni, Mazllam Mazllami ka thënë se nuk ka dëgjuar për një akt të tillë dhune.

Hoxha Mazllam për “Debat Plus” të TV Dukagjini, ka thënë se Islami nuk e lejon dhunën, sidomos në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Syla / Pamje nga momenti i sulmit ndaj gazetarit Valon Syla

“Me keqardhje, nuk i përdori rrjetet sociale, nuk kam dëgjuar për këtë rast. Por në Islam nuk mund të lejohen veprime të tilla, sidomos në agjerim, në Ramazan, është haram”, u shpreh Mazllami.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të dyshuarit për dhunë ndaj Valon Sylës tashmë janë arrestuar.

“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit.” – shkroi Sveçla.

=========

Një ndër tipet e banesave në kompleksin “Parku”.

Bëhu me banes në zemër të Prizrenit pranë Lumbardhit dhe Parkut!

#quality #contrucion #design #park

+383 44 128 112

www.renelualtahiri.com

Mund të jetë një imazh i divan dhe dhomë ndenjjeje

Më Shumë

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me prezantimin e rikonceptimit të ekspozitës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, mbrëmë u shënua 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve, përmes një ngjarjeje kulturore...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit