Murati: Për shkak të LDK-së, qytetarët paguajnë më shtrenjtë vajin e grurin

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se çmimet e importit për vaj dhe grurë kanë rënë.

Megjithëkëtë, ai tha se qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për çmimet tavan.

Ndaj këtij deklarimi të ministrit Murati ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila thotë se ministri Murati është ankuar se pse LDK nuk e ka lejuar pushtetin ta shkelë Kushtetutën. Sipas deputetes, Ligji për Çmimet Tavan do të mbyllte mijëra biznese familjare në fshatra dhe lagje periferike duke krijuar situatë edhe më të favorshme për tregtarët e mëdhenj

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit