14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Kurti në Kuvend: Jepjani mbështetjen Policisë e cila është në vijë fronti me milicinë fashiste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve në Kuvend ka folur për situatën në veri të vendit.

Ai tha se për gjendjen në terren deklaratat që lëshohen nga organet tona të sigurisë, janë ato që, siç u shpreh ai, janë të sakta edhe të vërteta.

“Për gjendjen ne terren, deklaratat që lëshohen nga organet tona të sigurisë, janë ato që janë edhe të sakta edhe të vërteta. Rolin kryesor në organizimin e protestuesve në terren janë duke e kryer anëtarët e formacionit ilegal të së ashtuquajturës mbrojtje civile dhe ish-pjesëtar të Policisë së Kosovës, ku është parë prezencë e madhe e tyre në terren. Këto protesta me gjithë dashakeqësinë e tyre neve na kanë shërbyer që të bëjmë identifikime të vlefshme”, tha ai,

Kurti para deputetëve kërkojë mbështetje për Policinë, duke thënë se kjo iu duhet atyre, përcjell Klankosova.tv.

“Për këtë përballje, Policisë së Kosovës i duhet Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka, Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Republikës, ju tregoni a e ka, Policisë së Kosovës, i nevojitet populli i Kosovës, e ka, pra është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetueshmëri, Policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje”, tha Kurti.

Tutje, teksa kërkojë mbështetje për ta, tha se Policia është në vijë fronti me milicinë fashiste.

“Jepjani këtë mbështetje Policisë së Republikës e cila është në vijë fronti me milicinë fashiste, nuk jemi kundër serbëve, i kemi ftuar që të kthene në institucione, iu kemi thënë merrni pjesë në proces demokratik, mirëpo gabimin e Listës Serbe që i bojkotoi zgjedhjet, që i braktisi institucionet, nuk duhet ta paguajë Republika jonë, por Lista Serbe, ai është vendim politik i tyre, pasojat e të cilit duhet t’i marrin ata vet”, u shpreh tutje ai.

Më Shumë

Anderson e Wooten mungojnë ndaj Prishtinës, rikthimi i tyre pritet shpejt

Bashkimi ka njoftuar se basketbollistët Kyan Anderson dhe Kenny Wooten nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sontme kundër Prishtinës për shkak...

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec. Mbetjet eshtërore janë dërguar...

Lajmet e Fundit