11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Breshëri dëmton aeroplanin që u ngrit nga Malpensa, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

Aeroplani i pasagjerëve është dëmtuar rëndë gjatë stuhisë së fortë që goditi të hënën pjesët veriore të Italisë.

Agjencia italiane ANSA bën të ditur se një breshëri jashtëzakonisht i madh ka dëmtuar aeroplanin që po fluturonte nga Milano në Nju Jork.

Aeroplani në fluturimin DL185 u ngrit pak para stuhisë nga Milano, megjithatë, u detyrua të ulej në aeroportin e Romës pasi copa akulli dëmtuan trupin dhe krahët e aeroplanit. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Aviokompania Delta tha se aeroplani u devijua në aeroportin e Romës, pasi u përball me “kushte të pafavorshme moti” pas ngritjes.

“Aeroplani u ul i sigurt në aeroportin e Romës pak para orës 14:00 dhe pasagjerët zbritën normalisht. Aeroplani pësoi disa dëmtime gjatë motit të keq, i cili është duke u inspektuar nga ekipi ynë lokal i mirëmbajtjes”, u tha nga kompania.

.

Një grua, humbi jetën gjatë një stuhie të fortë që përfshiu pjesët veriore të Italisë.

Sipas agjencisë ANSA, gruaja (58) ka ndërruar jetë pasi mbi të ka rënë një pemë, e cila është shembur për shkak të motit të keq në Monza.

Autoambulanca ka mbërritur në vendin e aksidentit, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, ndërsa zjarrfikësve iu është dashur një kohë e gjatë për të nxjerrë trupin e ngecur nën pemë.

Më Shumë

Totaj: Prezenca e nënës më jep siguri, është ndjenjë e pazëvendësueshme

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë ndjesitë e tij personale dhe kujtimet e dashura për prindërit në emisionin “Weekend” në Klan Kosova. Ai ka...

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Lajmet e Fundit