Malisheva planifikon buxhetin prej 20 milionë euro për vitin 2024

Buxheti i planifikuar për vitin 2024 për Komunën e Malishevës, është rreth 20 milionë euro, ndërsa për investime kapitale janë të planifikuara 6.2 milionë euro.

Me qëllim të hartimit të projekt buxhetit, sot janë organizuar katër dëgjime buxhetore, me sektorët apo grupe të ndryshme të interesit, ku janë përfshi kryetarët e Këshillave Lokal  në Malishevë, përfaqësues nga arsimi, shëndetësia, bizneset dhe OJQ-të, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

“Pas njoftimit me buxhetin e planifikuar, pjesëmarrësit në këto dëgjime, i kanë paraqitur kërkesat e tyre për hartimin e buxhetit, përkatësisht për orientimin e buxhetit të planifikuar për investime, në mënyrë që investimet të krijojnë mirëqenie dhe zhvillimin për Komunën e Malishevës dhe për këtë qëllim, edhe janë duke u mbajtur këto dëgjime publike”, thuhet në njoftimin për media.

Më Shumë

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Aleanca në Prizren vazhdon fushatën intensive pranë qytetarëve

Aleanca në Prizren ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e saj në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit