Kosova ndan 500 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro si mbështetje financiare për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi, që ndodhi në shkurt sivjet.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka thënë se ky vendim është vazhdim i solidaritetit të Kosovës me popullin turk.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se ndarja e mjeteve financiare ka qenë e paraparë të bëhej në takimin që ishte organizuar në Bruksel për këtë qëllim. Por, siç ka theksuar ai, për shkak të pamundësisë së pjesëmarrjes në nivel të barabartë është vendosur që Kosova të bëjë mbështetjen në formë bilaterale.

Nga tërmeti i fuqishëm në Turqi e Siri patën vdekur më shumë se 50 mijë persona e mbi 107 mijë ishin lënduar./RTKlive

Më Shumë

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Lajmet e Fundit