Tigist Assefa thyen rekordin botëror të maratonës

Atletja e Etiopisë, Tigist Assefa theu rekordin botëror të maratonës në Berlin, duke vrapuar më shumë se dy minuta nga më e mira e mëparshme.

Ajo ka arritur një kohë jozyrtare prej dy orë, 11 minuta e 52 sekonda, transmeton “The Guardian”.

26vjeçarja, e cila vendosi rekordin e kursit me një më të mirë personal vitin e kaluar, theu rekordin e kenianes Brigid Kosgei prej dy orësh, 14 minutash dhe katër sekondash të vendosur në 2019.

Më herët, në garën për meshkuj, keniani Eliud Kipchoge fitoi maratonën e tij të pestë në Berlin – në dy orë, dy minuta dhe 42 sekonda.

Ishte një kohë pak mbi rekordin (2.01:09), të cilin ai e vendosi vitin e kaluar në rrugët e kryeqytetit gjerman.

Në moshën 38-vjeçare, Kipchoge bëhet maratonistja më e suksesshme në Berlin me pesë fitore (2015, 2017, 2018, 2022 dhe tani 2023), një më shumë se etiopiani Haile Gebrselassie (2006, 2007, 2008 dhe 209).

Më Shumë

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Lajmet e Fundit