34.5 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Gashi: Kërkesa për dorëheqje time është banale

IbrahimGashi-rektori UPRektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, dhe një kërkesë të tillë, siç thotë, “e bërë nga rreth 30 persona në një komunitet prej rreth 60 mijë studentësh”, është banale.

Ai ka thënë se ka shumë shkencëtarë të mëdhenj të huaj, që kanë rënë në lajthitje nga revistat virtuale. Gashi thotë se është kontestuar revista dhe jo punimet e tij.

“Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje sepse është banale kërkesa, dhe vjen prej një grupi të caktuar njerëzish të cilët e kanë pasë gjithmonë derën qelë nga ky menaxhment për të kontribuar në të mirën e universitetit”, ka thënë Gashi për RTK-në.

Ai thotë se kritikat po vijnë nga profesor brenda UP-së, të cilëve u është dhënë hapësirë e mjaftueshme për kontribut në UP.

“Janë dy profesorë që e kanë ngritur këtë problem, dhe unë mund t’i them edhe me emër që ata janë pjesë e forumeve. Qëndrim Gashi është pjesë e Këshillit Botues dhe është i emëruar nga unë si udhëheqës i aleancës franceze në Fakultetin Filologjik; Popovci është anëtar i Këshillit të Shkencës dhe Hajrullahu ka pasë mbështetjen time të vazhdueshme, të cilën e ka keqpërdorë skajshëm”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë Gashi, ka kritikuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, për inicimin e diskutimit për UP-në në Parlamentin e Kosovës. Ai ka thënë se megjithëse e kupton se jemi në vit zgjedhor, partitë politike duhet të rrinë larg universitetit “Hasan Prishtina”./KP/

Më Shumë

Licenca A në duart e trajnerëve të rinj

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shpërndarë sot Licencat A UEFA për trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin e organizuar nga Departamenti i...

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Lajmet e Fundit