9.6 C
Prizren
E enjte, 30 Janar, 2025

26 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit, Haradinaj: Një nga momentet më të përgjakshme

Kreu i AAK-së , Ramush Haradinaj në 26 vjetorin e masakrës së Rogovës së Hasit është shprehur se27, 28 dhe 29 janari i vitit 1999 shënojnë një nga momentet më të përgjakshme, por siç tha ai njëkohësisht edhe më heroike të luftës sonë çlirimtare.

Haradinaj shkroi se në Rogovë të Hasit, tridhjetë luftëtarë trima të UÇK-së dhe banorë të Rogovës dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“27, 28 dhe 29 janari i vitit 1999 shënojnë një nga momentet më të përgjakshme, por njëkohësisht edhe më heroike të luftës sonë çlirimtare. Në Rogovë të Hasit, tridhjetë luftëtarë trima të UÇK-së dhe banorë të Rogovës dhanë jetën për lirinë e Kosovës”.

“Në rrugëtimin e tyre për të siguruar armatim për UÇK-në, u përjetësuan bashkëluftëtarë që i kisha përkrah në shumë beteja: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli”.

“Në përpjekje për të shpëtuar luftëtarët e plagosur, u flijuan edhe rogovasit fisnikë: Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala. Sakrifica e tyre sublime u bë frymëzim për vazhdimin e luftës deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Marketing

 

Më Shumë

Refuzohet masa e paraburgimit për pronarin e qenit që sulmoi nxënësit në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së paraburgimit të pronarit të qenit që i sulmoi nxënësit në...

Hidhet shorti për 5 Përfaqësueset e Kosovës

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për garat ndërkombëtare që do të organizohen gjatë verës së këtij viti. Kosova do të paraqitet me pesë...

Lajmet e Fundit