2.4 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

“Zjarri dyshohet se u shkaktua nga stufa ngrohëse”, detaje mbi vdekjen e të moshuarës në Rahovec nga djegia e shtëpisë

Një grua ka humbur jetën të shtunën në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit, si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë ku ajo po jetonte.

“Është raportuar se aksidentalisht është përfshi nga zjarri një shtëpi banimi, ku dyshohej se brenda shtëpisë gjendej një person. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin”, thuhej në raportin e policisë.

Por, Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka dhënë detaje tjera rreth këtij rasti.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se viktima ishte një grua e moshës 85 vjeçare nga komuniteti serb.

“Me datën 29.03.2025 rreth orës 14:55, është njoftuar policia se në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec, një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit dhe emergjenca, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete një grua e moshës rreth 85 vjeçe, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb. Ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj”, ka njoftuar policia.

Tutje policia ka theksuar se nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej.

“Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “incident zjarri” dhe “hetim i vdekjes””, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Pa pritje të gjata këtë mëngjes në pikat kufitare – maksimumi deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas të dhënave të...

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Katër banesa moderne në zonat më të mira të Prizrenit, me mundësi pagese fleksibile në këste. Lokacionet • 3 banesa në lagjen Dardania, rruga kryesore Prizren...

Lajmet e Fundit