Latifi fton qytetarët e Rahovecit të mbështesin Grapelandin në ndeshjen historike për inkuadrim në Superligë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka ftuar qytetarët e Rahovecit të mbështesin ekipin e basketbollit Grapeland në ndeshjen e rëndësishme që do të zhvillohet nesër, më 13 prill, në Palestrën e Sporteve “Mizahir Isma”.

Ndeshja do të fillojë në orën 19:00 dhe do të jetë përballë Kekut. Kjo ndeshje është një mundësi historike për ekipin e Rahovecit, pasi mund të sigurojë një vend në Superligën e Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Kryetari Latifi ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së komunitetit dhe ka ftuar të gjithë sportdashësit të jenë prezentë në këtë ngjarje të madhe për të siguruar një atmosferë pozitive dhe motivuese për lojtarët.

“Unë do të jem aty dhe ju ftoj që së bashku ta mbështesim ekipin tonë drejt fitores historike! Suksese, KB Grapeland!”, tha Latifi.

Ndërkohë, qytetarët e Rahovecit janë të ftuar të mbushin palestrën dhe të tregojnë solidaritetin dhe mbështetjen për ekipin lokal në këtë sfidë vendimtare./PrizrenPress.com

Më Shumë

Tërnava uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit, bën thirrje për unitet: Fushata me akuza e urrejtje nuk i shërben të ardhmes

Thirrjet për unitet, dashuri e solidaritet ishin në qendër të mesazhit të myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjëratën e mbajtur të mërkurën, gjatë...

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Lajmet e Fundit