‘Vnesht Festival’ vjen këtë të shtunë në Rahovec

Drejtori artistik i festivalit ‘Vnesht Festival’, Robert Bisha, në programin e mëngjesit në RTK ka ndarë shumë detaje për këtë ngjarje kulturore që do të mbahet në Rahovec.

“Është një vend fantastik ku do të mbahet festivali. Është pika më e lartë e vreshtave dhe, kur je atje lart, mund të shohësh male që e rrethojnë zonën, Gjakovën dhe shumëçka tjetër. Kjo besoj se do të jetë inspiruese për artistin që do të performojnë,” tha Bisha.

Sipas tij, skena është ndërtuar në mënyrë që të ruhet natyraliteti i vendit dhe që publiku të ndjehet sa më rehat.

“Skenën jemi munduar ta lëmë sa më natyrale, në mënyrë që kushdo që vjen të ndjehet i hedhur në skenë direkt. Natyrisht, jemi munduar që ta sigurojmë pianon, pasi është shumë e madhe, por edhe ajo në mënyrë të natyrshme. Është një ambient pothuajse familjar, me disa tavolina të ndryshme, me pozita të ndryshme: si për ata që duan të qëndrojnë pak më vetëm dhe ta shijojnë muzikën, ashtu edhe për ata që duan të vijnë në grup dhe ta shijojnë bashkë me grupin këtë festival, i cili është njëditor”, theksoi ai.

‘Vnesht Festival’ do të mbahet këtë të shtunë, më 19 prill, në Rahovec. Festivali fillon në ora 17:00 dhe do të zgjasë për dy orë.

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Lajmet e Fundit