13.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Totaj: Po të kisha mundësi, do t’u shkruaja një Abetare partive politike

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zgjuar vëmendje me një deklaratë plot humor dhe simbolikë gjatë pjesëmarrjes në manifestimin gjithëkombëtar “Festa e Abetares”, ku morën pjesë nxënës të klasave të para nga të gjitha trojet shqiptare.

Ai, u shpreh me tone të qeshura se, sikur të kishte mundësi, do të hartonte një Abetare për partitë politike, në mënyrë që ato të mësonin që në fillim si të silleshin kur është në pyetje interesi kombëtar, shkruan “PrizrenPress”.

“Shumë kisha pas dëshirë me pas mundësi me bë një Abetare për këto parti tona politike që prej fillimit mi mësu gjanat edhe me ditë qysh mu sjell kur është në pyetje interesi kombëtar, por s’e kemi atë mundësi”, deklaroi ai para nxënësve dhe mësuesve të pranishëm.

Manifestimi tradicional “Festa e Abetares” është një ngjarje kulturore që mbledh nxënës të klasave të para nga të gjitha trevat shqiptare për të kremtuar mësimin e shkrimit dhe leximit në gjuhën shqipe, duke u shndërruar çdo vit në një simbol të bashkimit dhe identitetit kombëtar./PrizrenPress.com/

Marketing

 

 

Më Shumë

Alarm për mjet të dyshimtë në Prizren, rezulton të mos jetë shpërthyes

Një mjet i dyshimtë është gjetur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, por që nuk ka rezultuar të jetë shpërthyes. Sipas raportit 24-orësh, një qytetar e...

Prizreni barazon në shtëpi ndaj Tefik Çangës

Prizreni ka barazuar 2:2 në shtëpi ndaj Tefik Çangës, në një ndeshje të luftuar në kuadër të Ligës së Parë. Takimi solli emocione dhe gola...

Lajmet e Fundit