0.7 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Policia jep detaje për arrestimin e avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe një qytetari në Prizren

Tre të dyshuar- një avokat, një zyrtar i gjykatës dhe një qytetar, janë arrestuar të enjten dhe u dërguan në mbajtje në Prizren nën dyshimin për ushtrim ndikimi.

“Betimi për Drejtësi” raportoi më herët se të arrestuarit janë: zyrtari i gjykatës- Nysret Pepniku, avokati Bekim Parallangaj dhe qytetari Bekim Krasniqi.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se të pandehurit dyshohen se i premtuan një viktime se në emër të personit zyrtar do të ndikojnë për lirimin e një të dyshuari për fajde nga paraburgimi.

“Sektorin Rajonal i Hetimeve/DRP- Prizren, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren sot me datë 22.05.2025 ka filluar realizimin e operacionit policor për arrestimin e personave të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit”, të cilët në bashkëveprim i kanë premtuar një viktime, se në emër të personit zyrtar do të ndikojnë në vendimmarrje tek personi zyrtar, për lirimin e një te dyshuari nga paraburgimi, i cili është i dyshuar për rastin “Fajdeja”. Gjatë operacionit policor i dyshuari nr.1 (i pa punë), i dyshuari nr.2.(shofer ne Gjykatën Themelore ne Prizren) dhe i dyshuari nr.3 (avokat) janë arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se me urdhër të kryeprokurorit Petrit Kryeziu janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve.

“Me urdhër të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore ne Prizren, janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria , i’u caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

“Emrin tënd e përjetësova”, Kastriot Tusha sot sjell këngën për Komandant Drinin

Një ngjarje e veçantë muzikore dhe historike do të shënohet këtë të enjte në Prizren, me premierën e këngës kushtuar legjendës së luftës dhe...

Shoqërohet në polici një person në Suharekë, dyshohet për fotografim të votës

Një person është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për fotografim të votës. Rasti ka ndodhur në fshatin Gelanc të Suharekës. Lidhur me procedimin e këtij...

Lajmet e Fundit