Haradinaj: Kryeministri Thaçi duhet të japë dorëheqje

Ramush Haradinaj 1Ramush Haradinaj insiston që zgjedhjet parlamentare duhet mbajtur sa më parë në Kosovë, i bindur se Qeveria e Hashim Thaçit e ka humbur shumicën në Kuvend dhe bllokada institucionale nuk kapërcehet.

Në një intervistë për Top Channel, ai ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Thaçi, sepse nuk i ka numrat në Kuvend dhe rrjedhimisht vendimet e Qeverisë nuk janë legjitime më.

“Është normale të reflektosh mbi një gjendje të krijuar, është e arsyeshme, morale dhe kërkohet kur humb shumicën në Parlament.”

“Duhet ta pyesësh Parlamentin, nëse do vazhdosh më tutje. Kjo do të thotë, ose të japësh dorëheqje, ose t’i kërkosh Parlamentit se si do të vazhdojë më tej situata me qeverisjen, duke qenë se nuk e ke më shumicën.”

“Vendimet e Qeverisë së sotme nuk janë legjitime në vazhdim, sepse nuk ka shumicën politike të detyrueshme nga Kushtetuta e vendit.”

Haradinaj ka deklaruar për Top Channel që zgjedhjet parlamentare do të duhej të mbaheshin në muajin prill.

“Do të ishte mirë që të mbahen në prill të këtij viti. Pra, të vendoset brenda këtyre ditëve që brenda atij muaji të mbahen zgjedhjet, pasi kështu do të ishte mirë për Kosovën. Do të përfitonim kohë dhe, në një farë mënyrë, gjendjen që po shkon në përkeqësim e ndalim menjëherë me shpalljen e zgjedhjeve”.

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit