15.3 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Zbardhet agjenda e festimeve për ‘Epopenë e UÇK-së

adem-jashari-640x400Qeveria e Kosovës ka paraparë një sërë aktivitetesh në nderim të heroizmit të KOmandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

Manifestimet do të nisin nesër me ceremoninë ushtarake të FSK’së dhe do të përfundon me 7 mars me Natën e Zjarreve në Prekaz.

“Me rastin e 16 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, më 5, 6 dhe 7 Mars, organizon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari”.

“Manifestimit do t’i paraprijë turneu tradicional “Kupa Adem Jashari” në Vollejboll”.

Programi i manifestimit:

Më 5 Mars

Në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së

Më 6 Mars

Duke filluar nga ora 10:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, si dhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në Komunat e Republikës së Kosovës

Në orën 18:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri

Më 7 Mars

Duke filluar nga ora 17:45 fillon riti tradicional në nderim të dëshmorëve të kombit, me ndezjen e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Në orën 18:00 vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturor-artistik të begatshëm në sheshin Adem Jashari në Skenderaj.

Më Shumë

Fermerët e Rahovecit kanë nxjerrë në treg prodhimin e ri të trangullit

Fermerët e komunës së Rahovecit kanë dalë në treg me trangujt, ndërsa e konsiderojnë një fillim të mbarë verën e këtij viti. Pikat grumbulluese...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell, priten riga shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do...

Lajmet e Fundit