Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi

Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftetarët e tjerë.

Nga ajo që është parë dhe dëgjuar gjatë këtij procesi, shpesh është krijuar përshtypja se akuzat janë mbështetur më shumë në pretendime, interpretime dhe dëshmi të diskutueshme sesa në fakte të pakontestueshme.

Ndërkohë, Kosova i sheh çlirimtarët si njerëzit që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit. Liria nuk mund të kuptohet pa ata që i dhanë asaj frymë, gjak dhe jetë.

Se çfarë qëndrimi ka pasur Serbia ndaj luftës së UÇK-së dhe çlirimtarëve të Kosovës është e njohur për të gjithë. Por e vështirë të kuptohet se si disa njerëz kanë zgjedhur të dëshmojnë duke e paraqitur luftën çlirimtare si burim të padrejtësive ndaj tyre, ndërsa kanë heshtur përballë krimeve të shumta që u kryen kundër popullit shqiptar.

A nuk mjaftojnë mbi 12 mijë të vrarë, mijëra të plagosur, qindra masakra, fëmijë të vrarë, pleq të masakruar dhe mijëra shtëpi të djegura për të kuptuar se kush ishte viktima dhe kush ishte agresori në këtë luftë?

Serbia la pas vetes shkatërrim, varre masive dhe plagë që vazhdojnë të dhembin edhe sot. Megjithatë, në shumë raste, vëmendja është zhvendosur nga këto krime te pretendime që duken të papërfillshme krahasuar me tragjedinë që përjetoi populli i Kosovës.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Ky është një nga paradokset më të mëdha të kohës sonë. Shpeshherë duket sikur në bankën e të akuzuarve kanë përfunduar ata që luftuan për liri, ndërsa autorët e krimeve më monstruoze kanë mbetur larg drejtësisë.

Sa herë trajtoj tema të tilla, më dridhen duart dhe më turbullohet pamja. Më lind pyetja se si mund të kërkohet dënimi i çlirimtarëve, ndërsa drejtësia për viktimat e gjenocidit ende mbetet e papërmbushur.
Pavarësisht gjithçkaje, një gjë mbetet e pandryshueshme: lufta e Kosovës për liri ishte një luftë e drejtë. Sakrifica e atyre që luftuan dhe dhanë jetën për këtë vend nuk mund të zbehet nga asnjë proces gjyqësor, as nga asnjë përpjekje për ta rishkruar historinë.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit