Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sportit, veçanërisht futbollit, si dhe për forcimin e lidhjeve mes të rinjve.

“Mirëprita sot një delegacion të Iowa Soccer Association (Shoqata e Futbollit të Iowa-s) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë takimit diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e futbollit dhe sporteve të tjera, me fokus te shkëmbimi i përvojave, fuqizimi i lidhjeve ndërmjet të rinjve dhe promovimi i vlerave sportive. Kjo vizitë është hap i rëndësishëm në ndërtimin e partneriteteve të reja ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowas në interes të sportit dhe rinisë”, ka deklaruar Totaj.
Sipas tij, vizita është organizuar në bashkëpunim ndërmjet Konsullatës së Kosovës në Iowa dhe Iowa Soccer Association, me mbështetjen e Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

