Presidentja rrezikon të shkelë Kushtetutën

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke e ndjekur shembullin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, po rrezikon ta shkelë edhe vetë aktin më të lart juridik të shtetit.

Nëse nuk e ndryshon draftin e letrës të cilin do t’ia dërgojë baroneshës Catherine Ashton, atëherë edhe ajo do ta bjerë ndesh me aktin më të lart juridik të shtetit, duke konfirmuar vazhdimësinë e punës së tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, të cilëve u skadon mandati më 31 gusht të këtij viti.

“Unë konfirmoj emërimin e gjyqtarëve të EULEX-it, të emëruar në bazë të shkëmbimeve tona të mëparshme të letrave, prokurorëve që shërbejnë në EULEX – Kosovë, si dhe gjyqtarëve ndërkombëtarë që shërbejnë në Gjykatën Kushtetuese të emëruar nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar…”, thuhet në draftin e letrës, që zyrtarisht nuk është konfirmuar të jetë i versionit përfundimtar.

Vazhdimi i mandatit të treshes ndërkombëtare aktualisht nuk ka asnjë mbështetje ligjore dhe kushtetuese që nga koha e hyrjes në fuqi të amendamenteve që i kanë dhënë vulë përfundimit të fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë.

Për më tepër, neni 152 i Kushtetutës, i cili e definonte përbërjen e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, është shlyer nga Kushtetuta, që nga shtatori i vitit 2012, kur edhe është shpallur “mëvetësia e plotë e shtetit”.

Derisa Presidenca hesht për këtë çështje, ekspertët kushtetues e cilësojnë antikushtetues vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtar. /Tribuna/

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit