2.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Thaçi fton diasporën të regjistrohet

Thaci-qeveriaKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka ftuar bashkatdhetarët që ta mbushin formularin elektronik të regjistrit të diasporës.

“Unë dëshiroj të vë në dukje para jush një nismë të ndërmarrë nga qeveria ime në fillim të këtij viti për krijimin e regjistrit të diasporës dhe mërgatës. Ftoj të gjithë bashkatdhetarët tanë që ta mbushin formularin elektronik që gjendet më poshtë: www.rd.rks-gov.net

Të dhënat e mbledhura do ndihmojnë qeverinë që të përmirësojë shërbimet e lehtësojë procedurat administrative që i nevojiten diasporës si dhe do të mundësojnë hartimin e politikave më efikase për përfshirjen më intensive të diasporës në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit duke mundësuar hulumtime të mbështetura në të dhëna cilësore dhe metodologji rigoroze”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Ai thënë se diaspora e Kosovës ka luajtur një rol thelbësor gjatë historisë dhe ka dhënë një kontribut të çmuar për mbijetesën e popullit, qëndresën ndaj okupatorit dhe për zhvillimin ekonomik.

Thaçi ka deklaruar se përkujdesja për diasporën ka qenë dhe mbetet prioritet i tij.

“Besoj se kjo pjesë vitale popullit tonë do të vazhdojë të luaj një rol kyç në të ardhmen e vendit e prandaj përkujdesja për diasporën ka qenë e do mbetet prioritet imi”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Më Shumë

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Gjendje alarmante në Prizren, një lagje deri në katër ditë pa rrymë

Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike. Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”,...

Lajmet e Fundit