28.2 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Gati gjimnazi që bën bashkë ata që ju shkon matematika

Gjimnazi matematikesGjimnazi Matematikor tashmë është në fazën e finalizimit të përgatitjeve për fillimin e procesit mësimor.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, bëjnë thirrje që të talentuarit në matematikë të regjistrohen në këtë gjimnaz, meqë është cilësuar si i pari i këtij lloji, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Të gjithë nxënësit që kanë prirje në lëndën e matematikës tashmë mund të regjistrohen në Gjimnazin Matematikor në Prishtinë, i cili do të pranojë 75 nxënës që do të shpërndahen në tri paralele.

Koordinatori i planeve dhe programeve të matematikës, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën, se përgatitjet janë bërë dhe nga një tetori do të fillojë mësimi në këtë gjimnaz. Ai madje paralajmëron mundësinë e regjistrimit edhe për ata nxënës që tashmë janë pranuar në Gjimnaze të tjera.

“Komuna e Prishtinës dhe MASHT i kanë bërë përgatitjet që gjimnazi matematikor të fillojë me vitin 2014/15. Është shpallur konkursi që nxënësit që janë regjistruar në klasën e dhjetë dhe duan ta vazhdojnë gjimnazin që ka të bëjë më shumë me matematikë do të jepet e drejta që të regjistrohet në këtë gjimnaz”, ka theksuar Mustafë Kadriu.

Sa i përket planprogramit mësimor Kadriu thotë se ai do të jetë ekskluzivisht me matematikë dhe të gjitha mundësitë janë që ky gjimnaz të jetë i dalluar:

“Sa i përket programit, gjimnazi matematikor, i kanë pothuajse një numër të madh të orëve, diku rreth 14 orë që kanë të bëjmë me fushën e matematikës dhe orë të tjera i kanë nga fusha tjera të cilat e komplemetojnë programin në tërësi. Nxënësit do ti kenë kushtet e mira për ta mësuar matematikën dhe presim prej tyre që vërtet të jetë një gjimnaz elitë, një gjimnaz që për nxënësit që duanë ta mësojnë matematikën është shans e mirë që të regjistrohen në këtë shkollë”, ka shtuar Kadriu.

Vlen të theksohet se lëndët e matematikës do të mbahen nga profesorët e katedrës së matematikës të Universitetit të Prishtinës, konkretisht nga akademikët e kësaj fushe. Për këtë, është arritur një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Komunës së Prishtinës dhe Universitetit të Prishtinës.

Gjimnazi Matematikor ndodhet në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Më Shumë

Nagavci e Basha s’i marrin votat për kryetar të Kuvendit

Deputeti Dimal Basha nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për kryeparlamentar. As Dimal basha i LVV-së nuk kaloi. Në sallë ishin të pranishëm...

Prizren, 52-vjeçari gjendet i vetëvarur në malin e Kabashit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në rajonin e Prizrenit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në rrethana tragjike. Viktima është F....

Lajmet e Fundit