5.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Wisner: Për keqardhje, mos krijimi i institucioneve

Frank WisnerIsh-ndërmjetësi amerikan në bisedimet për statusin, Frank Wisner, i kë bërë thirrje lidershipit politik kosovar që të krijojnë sa më shpejt institucionet, pasi që zvarritja mund të ketë një sërë pasojash për Kosovën.

Në një intervistë për “Interaktiv” në KTV ai ka numëruar pasojat që ai beson se Kosova do të ketë nëse vazhdon kriza politike.

“Kjo që po ndodh është shumë për keqardhje dhe jemi në një periudhë kur arsyetimet nuk mjaftojnë më. Ne të gjithë mund të themi që ju keni organizuar zgjedhje shumë të mira para 3 muajsh, duke përmbushur të gjitha standardet botërore. Paaftësia për të krijuar qeverinë e re ka një sërë pasojash që dua që të gjithë në Kosovë t’i kenë parasysh”, ka thënë Wisner.

Sipas tij, kjo më së shumti e prek imazhin që bota ka për Kosovën.

“A do të jeni kandidat i mirë për BE nëse nuk jeni në gjendje të krijoni qeverinë tuaj? A do të jeni partner i mirë në paqe me Serbinë pa qeveri? A do të keni prospekt për t’iu bashkuar NATO-s në sistemin perëndimor të sigurisë?”, ka thënë Wisner.

Por, përkundër faktit që afrimi i palëve nuk duket askund, Wisner thotë se me përvojën që kishte me Ekipin e Unitetit, beson se liderët politikë do të dinë të bëjnë kompromise e të merren vesh për të mirën e shtetit.

Më Shumë

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Lëndohen katër policë gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në fshatin Samadraxhë të...

Lajmet e Fundit