Ligji kundër duhanit shkelet edhe brenda institucioneve

Duhani5-22Ligji kundër duhanit javëve të fundit është shkelur jo vetëm nga individë, por edhe nga zyrtarët e gjykatave dhe nga institucionet qeveritare.
Po ashtu janë shtuar ankesat dhe denoncimet, bëjnë të ditur institucionet që janë të angazhuara në implementimin e këtij ligj.

Ata vlerësojnë se duhet shtuar inspektimet dhe veprimet e gjykatave ndaj shkelësve.

Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, ka bërë të ditur se ditëve të fundit në numrin e kontaktit që pranon ankesat e qytetarëve për shkelje të Ligjit për kontrollin e duhanit, ka pasur dhjetëra denoncime nga qytetarët.

“Ka pasur ankesa për disa lokale ku qytetarët kanë denoncuar shkeljen e Ligjit dhe ka pasur një ankesë edhe për një dyqan privat që u shet fëmijëve cigare jo me pako, por me copë. Nëse i referohemi krejt vitit, përmes këtij numri ka pasur rreth 300 denoncime të shkeljes së Ligjit për kontrollin e duhanit”, ka thënë ai. /koha/

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit