12 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Fillimet e Preç Zogajt/ Mbaron tirazhi i parë në Panair, gati botimi i dytë

p. ZogajLibri ka qenë shumë i kërkuar në Panairin e 17 të Librit në stendën e UET-Press, ku tirazhi i parë ka mbaruar që prej ditës së shtunë. Janë shitur më shumë se 1500 kopje në panair dhe 500 nëpër libraritë e të gjithë vendit. Megjithatë, drejtuesit e Shtëpisë botuese UET Press shprehen se kanë gati botimin e dytë të librit “Fillimet”.

prec zogajDuket se bestsellers në këtë Panair të Librit kanë qenë librat me në qendër të pathënat e personazheve historikë. Jo vetëm ata që vijnë nga një epokë tjetër, si ajo e monarkisë shqiptare me Ahmet Zogun, presidentin që u bë Mbret i shqiptarëve, por edhe ata të një historie më të re, që nis atëherë kur ndihej të frynte një erë e fillimeve pluraliste. Libri “Fillimet” i Preç Zogajt, një libër ku trajtohen të gjitha ngjarjet që sollën ndërrimin e sistemeve në Shqipëri nga viti 1990 e deri më 1992 dhe me protagonistët e ngjarjeve, përfshirë këtu edhe vetë autorin, që i sjell të para me një largësi kohore.

Libri ka qenë shumë i kërkuar në Panairin e 17 të Librit në stendën e UET-Press, ku tirazhi i parë ka mbaruar që prej ditës së shtunë. E me keqardhje është dashur të përcillet lexuesi i interesuar. Janë shitur më shumë se 1500 kopje në panair dhe 500 nëpër libraritë e të gjithë vendit. Megjithatë, drejtuesit e Shtëpisë botuese UET Press shprehen se kanë gati botimin e dytë të librit “Fillimet”.

Duket se lexuesit- të interesuar thuhet të kenë qenë të të gjitha moshave- kanë kërshërinë për të parë edhe një tjetër version të ngjarjeve të atyre ditëve nga gjithë sa është shkruar në 24 vjet dhe për të parë edhe pozicionimin e një prej protagonistëve të lëvizjes që sollën ndryshimin në vend. Për të parë nëse ky libër voluminoz është rrëfim i rrëmbyer nga pasioni i asaj kohe i dikujt që luftonte si shumë të tjerë për ëndrrën e madhe të lirisë dhe demokracisë, apo një analizë e ftohtë e ngjarjeve që nuk e fshehin as frymën kritike?

Nuk janë ngjarje të panjohura për lexuesin shqiptar. Në libër vijnë të trajtuara ngjarje si demonstrata e 14 janarit 1990 në Shkodër, demonstrata në Kavajë, eksodi i ambasadave më 2 korrik të vitit 1990, takimi i presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, me intelektualët e vendit dhe me studentët fill pas shpërthimit të lëvizjes studentore në Qytetin Studenti më 8 dhjetor, dhe shpallja e pluralizmit po aty në sheshin e Qytetit Studenti. Krijimi i Partisë Semokratike deri te zgjedhjet e para pluraliste më 22 mars 1992, dorëheqja e Ramiz Alisë dhe zgjedhja e Sali Berishës si President i Shqipërisë.

Por nga ato që shkruan, duket se pasioni ia ka lënë vendin një kritike të thellë të asaj çka solli pas lëvizja e viteve të para ’90.

Një frymë dorëzimi apo pesimizmi shfaqet edhe në librin e tij eseistik. Ai flet se tradita e klaneve që ka ekzistuar para dhe pas komunizmit e dominon ende shoqërinë shqiptare dhe kjo e mund lirinë. Atë lirinë që Zogaj e shenjtëron që në hyrje të librit të tij, me thënien e famshme të Papa Gjon Palit II: “Lirinë gjithmonë duhet ta fitosh, nuk mundet vetëm ta zotërosh. Vjen si dhuratë, por mbahet me përpjekje”, duket se e pret ende. Si fillimet e një epoke tjetër, që do sjellë vërtet atë liri që ëndërrohej në fillimvitet ’90…

Më Shumë

Nga një pikë që mban shpresat gjallë

Dukagjini dhe Suhareka ndanë nga një pikë në një përballje të rëndësishme për mbijetesë në Superligën e Kosovës. Rezultati 1:1 i la të dyja...

Policia në Suharekë ka shtuar masat e kontrollit gjatë natës

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj në kuadër të takimit për koordinimin lokal të sigurisë ka njoftuar se zyrtarët policorë kanë shtuar...

E treta, e vërteta

Lajmet e Fundit