Kujtohen vitet e rezistencës: Vizitohet objekti ku u mbajt gjallë arsimi shqip në Prizren

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar sot një vizitë në objektin që kishte shërbyer si shkollë gjatë viteve më të vështira për arsimin në Kosovë.

Ajo, së bashku me drejtorin e Administratës, Bexhat Bytyqi, kanë kujtuar periudhën 1990–1999, kur arsimi shqip zhvillohej në kushte të vështira, shpesh në objekte alternative.

Veselaj-Gutaj ka shprehur mirënjohje të veçantë për profesorin Refki Hoxha dhe të gjithë ata që kontribuuan në mbijetesën e arsimit shqip në atë periudhë sfiduese./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit