3.4 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Forumi i të Rinjve Myslimanë – Alma Lamës: Ikë në Shqipëri!

AlmaLama-VVEmigrantja Alma Lama, e cila disa javë më parë ofendoi rëndë popullin, gratë dhe hoxhallarët e Kosovës, më në fund ka vendosur të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje! Arsyen e largimit të saj nga kjo lëvizje, Alma Lama e lidh me qëndrimin patriotik që VV ka mbajtur në lidhje me respektimin e lirive fetare për besimtarët myslimanë të Kosovës, thuhet në një letër dërguar mediumeve në vendin tonë nga ana e Kryesisë së Forumit të të Rinjve Myslimanë.

“Kryetari i VV-së, Albin Kurti është shprehur pro mbajtjes së shamisë dhe dhënies fund të aparteidit shtetëror kundër myslimanëve në Republikën e Kosovës. Por sjellja patriotike e Albin Kurtit e ka tërbuar anti-kosovaren Alma Lama, e cila kërkon që Kosovën ta kthejë në një shtet të dhunshëm që shtyp liritë e mendimit dhe besimit sikur ka qenë Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës. Pasi VV-ja nuk ka pranuar që t’i shpallë luftë besimtarëve myslimanë në Kosovë, Alma Lama në një formë histerike është larguar dhe ka sulmuar këtë lëvizje dhe e ka akuzuar atë për infiltrim me lëvizje radikale.

Forumi i të Rinjve Myslimanë deklaron se radikale është Alma Lama. Ajo ka ofenduar në mënyrë radikale gratë e Kosovës. Ajo ka ofenduar në mënyrë rrugaçërore hoxhallarët e Kosovës. Vëllai i saj ka kërcënuar me nder dhe në formë terroriste anëtarët e Forumit të të Rinjve Myslimanë, për të cilin kërcënim ai është kallëzuar në polici nga organizata jonë”, thuhet në këtë letër publike.

Ky forum e “përshëndet largimin e turpshëm të Alma Lamës nga VV-ja” dhe shprehet se i vjen keq që VV-ja “është infiltruar, ofenduar dhe tradhtuar nga një emigrante sikur Alma Lama. Megjithatë ne themi më mirë vonë se kurrë!”.

“Tani, pas largimit të Alma Lamës nga VV ne i apelojmë asaj publikisht që të largohet nga Parlamenti i Kosovës. Ajo në Parlament TONË u fut me votat e popullit të Kosovës, të cilat iu dhanë VV-së! Ajo në Parlamentin e Kosovës paguhet nga NE, taksapaguesit kosovarë! Pasi ka tradhtuar VV-në, që e ka bërë deputete dhe votat e popullit të Kosovës, ne e lusim Alma Lamën që këtej e tutje të mos tallet me popullin e Kosovës dhe të mos hajë taksat e tij!.

Emigrantes Alma Lama i kërkojmë me urtësi: Kthehu në Shqipëri ! Shko në Krujë, puno aty, dhe Kosovën na e lë ne djemve dhe bijave të saj ! Alma Lama ik andej nga ke ardhur se ne nuk të duam! Ti nuk na përfaqëson ne dhe as Kosovën. Ti gjendesh aksidentalisht në Parlamentin TONË!”, thuhet në këtë letër.

Ky forum kërkon nga Prokuroria e Prishtinës që të hapë procedurë penale për, siç vlerëson ai, nxitje të urrejtjes ndaj popullatës myslimane të Kosovës, ndaj Alma Lamës, dhe Parlamenti t’ia heqë imunitetin, ashtu sikurse iu është hequr imuniteti deputetes Le Pen nga Parlamenti Evropian, e cila kishte bërë thirrje për nxitje të dhunës kundër myslimanëve.

Letra e Kryesisë së Forumit të të Rinjve Myslimanë përfundon me parullën “Rroftë populli i Kosovës dhe Kosova e lirë”.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj dy personave për rrëmbim, Prokuroria e Prizrenit jep detaje

Është ngritur aktakuzë ndaj dy personave.   Prokuroria Themelore e Prizrenit, njofton se T.D dhe A.N në bashkëkryerje, kanë kryer vepren penale të “Rrëmbimit”. Në aktakuzë thuhet...

Mungesa e ngrohjes shtyn reprizën e shfaqjes “Ping-Pong dhe Dashuri” në Prizren, DKRS-ja premton zgjidhje të shpejtë

Rikthimi i Teatrit “Bekim Fehmiu” në skenën brenda Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” është shtyrë përkohësisht. Në fakt repriza e paralajmëruar e shfaqjes “Ping-Pong dhe...

Lajmet e Fundit