Bashkimi mposhtet pas vazhdimeve, seria shkon në ndeshjen e pestë në Prizren

Bashkimi është mposhtur nga Bora me rezultat 104:99 pas vazhdimeve, duke bërë që seria gjysmëfinale të barazohet dhe të vendoset në ndeshjen e pestë.

Në një duel të jashtëzakonshëm dhe plot dramë, koha e rregullt përfundoi 85:85, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm pas vazhdimeve. Në momentet vendimtare, Bora tregoi më shumë qetësi dhe efikasitet për të siguruar fitoren, raporton PrizrenPress.

Më të dalluarit për skuadrën prishtinase ishin Tyler Cheese me 25 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime, Alex Hunter me 18 pikë e 10 asistime (double-double), si dhe Ukaj me 18 pikë e 6 kërcime.

Te Bashkimi, më efikasi ishte Shannon Shorter me 30 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Me këtë rezultat, seria barazohet dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e pestë në Prizren, ku pritet një tjetër spektakël i madh./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit