Deputetja Duda Balje në Gjykatë për mosdeklarim të pasurisë

Duda Balje-deputeteDuda Balje, deputete në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti boshnjak, pritet që të premten të paraqitet në Gjykatën Themelore të Prizrenit, për shkak të akuzës së ngritur nga Prokuroria e Shtetit, për kryerje të veprës penale ‘’mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’, vepër kjo e dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës me gjobë dhe burgim prej 6 muajve deri në 5 vjet.

Deputetja Balje, sipas aktakuzës së Prokurorisë së Shtetit, akuzohet se më datë 28 mars 2013, në kohë të papërcaktuar në Agjencionin Kundër Korrupsion në Prishtinë, në cilësinë e zyrtarit të lartë publik në formularin për deklarimin e pasurisë, ka qenë e detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë dhe nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara në deklaratë.

Duda Balje, ka paraqitur vetëm pagën bazë si deputete në shumën prej 17 mijë e 856 euro, ndërsa në bazë të të dhënave të Kuvendit të Kosovës, është konstatuar se të hyrat vjetore nga Kuvendi për deputeten Duda Balje, janë 24 mijë e 327,19 euro.

Diferenca e mosdeklarimit të pasurisë është 6 mijë e 471, 19 euro, diferencë të cilën, deputetja Balje, e merr në cilësinë e deputetes për pjesëmarrje në seancat dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare./Kallxo.com/

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit