Rrahje masive në Prizren, katër të arrestuar

ilustrim rrahjeNjë rrahje masive ka ndodhur në Prizren. Në këtë rrahje nuk kanë munguar as armët.

“Pas mesnate, rreth orës 02:45, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Ulqini” ka të shtëna nga arma e zjarrit. Njësite patrulluese që kanë qenë më afër vendit të ngjarjes janë nisur për t’u marrë me rastin. Sipas hetimeve fillestare, thuhet se aty kishte ndodhur një sulm fizik në mes të disa personave, me ç’ rast janë përdorë mjete të mprehta dhe armë zjarri”, njoftoi zëdhënësi I PK-së në Prizren, Hazir Berisha.

“Në vendin e ngjarjes vëreheshin gjurmë gjaku. Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur”.

“Në vazhdën e hetimit janë arrestuar katër persona si të dyshuar të përfshirë në rast të cilëve u është dhënë ndihma mjekësore. Policia pasi ka gjetur gëzhojat, ka kërkuar edhe armën e cila dyshohet se është përdor gjatë konfliktit”.

“Arma është sekuestruar dhe është e llojit kallashnikov me numër serik 0100172-90 me pesë fishekë. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet me procedurë të rregullt. Ndërkaq të dyshuarit janë liruar”.

“E tëra kjo dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve të më hershme në mes të palëve në konflikt”./PrizrenPress.com/

,

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Lajmet e Fundit