Shënohet 70 vjetori i Bibliotekës Ndërkomunale në Prizren

bib1-620x330Sot është mbajtur manifestimi qendror në Shtëpinë e Kulturës “ Xhemajli Berisha” me rastin e shënimit të 70 vjetorit të funksionimit të Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit. Pjesë e këtij manifestimi ishin një numër i madh i të pranishmëve përfshirë krijues letrar, zyrtarë të ambasadave të huaja në vendin tonë, ata të pushtetit lokal, përfaqësues të bibliotekave nga hapësirat mbarëshqiptare e qytetarë të shumtë.
Para të pranishmëve, një fjalë rasti mbajti drejtoresha e këtij institucioni, Sahadete Sadikaj – Kukaj, e cila tha se përkundër sfidave të ndryshme, me mjaft sukses po e përmbyllim edhe dekadën e shtatë të funksionimit.

Përkundër hapësirave të vogla për ushtrimin e veprimtarisë sonë, theksoi më tej drejtoresha Sadikaj- Kukaj, kemi arritur suksese të konsiderueshme si institucion, dhe besojmë se me ndërtimin e objektit të ri, shumë brenga që na kanë përcjellë prej kohësh nuk do të na shqetësojnë në të ardhmen, theksoi ajo.

Para të pranishmëve ka folur edhe kryetari i Prizrenit, dr. Ramadan Muja , i cili tha se sot është një ditë e veçantë jo vetëm për komunën tonë. Ai më në fund pranoi faktin se komuna është vonuar në realizimin e projektit për një ndërtesë të re të Bibliotekës pas kërkesave të shumta nga drejtuesit e këtij institucioni, dhe shprehu besimin se ky projekt do të përmbushë synimet tona tha ai, që Prizreni përveç epitetit të qytetit universitar, të ketë një bibliotekë bashkëkohore për nevoja të lexuesve, studentëve dhe të rinjëve tanë.

Pas fjalimeve, është bërë edhe promovimi i librit “ Nga gjerdani kombëtar” me poezi nga 70 krijues nga të gjitha trojet shqiptare. Gjithashtu në këtë manifestim është hapur edhe ekspozita e librave që janë bërë pjesë e Bibliotekës gjatë vitit 2014, si dhe ka qenë e hapur ekspozita e fotografive të vjetra të qytetit të Prizrenit/TV Prizreni/

Më Shumë

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit